UEFA, një suedez për sfidën ndaj Cvezdës

UEFA ka vendosur që suedezi Kasper Sjoberg të jetë gjyqtari kryesor, i cili do të japë drejtësi midis Tiranës dhe Crvena Zvezdës, e vlefshme për turin e dytë të Champions League.

Në takimin e 25 gushtit, që do të nisë në orën 20:00 në “Air Albania Stadium”, gjyqtari Sjoberg do të ndihmohet nga asistentët Peter Magnuson dhe Mikael Hallin, edhe këta suedezë.

33-vjeçari skandinav është një gjyqtar pa shumë përvojë ndërkombëtare. Stemën e FIFA-s Sjoberg e ka marrë vetëm vitin e kaluar, ndërkohë që ka drejtuar te të rinjtë, si fjala vjen vitin e shkuar ndeshjen e 17-vjeçarëve, Portugali-Shqipëri (4-0).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!