Mbape: ‘Jemi të etur për trofeun’

Ai është vetëm 21 vjeç dhe tani kur kanë parë paraqitjet e tij korurëzuar me titullin kampion bote në ‘Rusi 2018’, apo trofetë e shumtë me PSG-në, e dinë mirë se Kilian Mbape, përbën rrezikun kryesor te mbrojtja e Bajernit të Mynihut.

Sulmuesi i së ardhmes në glob, u ndal sot në konferencë përpara se Parisi i tij të ndeshet në 21:00 me Bajernin e Mynihut në ‘da Luz’ të Benfikës për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Mbape konferencë:

“Fitimi i Ligës së Kampionëve me ekipin francez do të ishte një ëndërr e realizuar. Kjo skuadër ka arritur kaq shumë vitet e kaluara dhe tani kemi mundësinë që të shkruajmë një faqe të re të historisë së klubit.

Nuk mund t’ju përshkruaj se sa e duam të gjithë atë trofe, por jemi të vetëdijshëm për fuqinë e kundërshtarit tonë dhe jemi plotësisht të përqendruar në duel”, tha Kilian Mbape.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!