Ozil: Nuk lëviz nga vendi…

Edhe pse ekzistojnë spekulime në mediat britanike se Arsenali po përpiqet të heqë qafe Mesut Ozil, mesfushori gjermano-turk, thekson se ai do të qëndrojë në klub dhe do të zbatojë kontratën deri në fund, duke përmendur faktin se do të jetë aty deri në verën e ardhëshme.

Ozil është lojtari më i paguar i Arsenalit me pagë vjetore 20 milionë euro. Në prill, teksa iu kërkua të ulë pagën me 12.5% për Koronavirusin famëkeq, 31-vjeçari nuk pranoi, duke dalë hapur ndaj politikave të klubit. Më pas ai nuk luajti më për “topçinjtë”.

Situata është e vështirë, por unë e dua Arsenalin dhe do të jepja gjithçka për klubin. Kjo nuk do të më pezmatojë, por do të jem edhe më e fortë. Unë e kam treguar këtë në të kaluarën dhe besoj se do të jetë njësoj dhe tani. Vendos se kur do të largohem, jo ​​dikush tjetër, tha Olzil, i cili ka veshur fanellën e Arsenalit që nga vera e vitit 2013.

Me këtë rast ish-mesfushori i Realit i jep përgjigje edhe zerave të fundit që vinin nga skuadra Bashaksehir. Kampionët turq, me të cilët bën tifo Erdogan, shpresonin ta merrnin që këtë verë Mesut Ozilin.

Ndërkaq, kohët e fundit u diskutua se Arsenali do të largonte 55 punonjës përfshirë këtu dhe futbollistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!