Anglia ‘kursen’, “FA Cup” 1.8 milion paund!

Federata Angleze e Futbollit konfirmoi se “FA Cup” nuk do të ketë formatin e zakonshme në sezonin 2020-2021. Kjo “për të ndihmuar në lehtësimin e presionit të ndeshjeve në kalendar”.

Turneu i “FA Cup” do të fillojë më 1 shtator dhe do të përfundojë në 15 maj, me finalen tradicionale në Uembli, ndërsa Premier League ratifikoi datat e saj, të planifikuar për të startuar më 12 shtator dhe përfunduar ndeshjen e saj të fundit, më 23 maj.

Gjithashtu është vendosur që ekipi fitues i “FA Cup” do të marri si shpërblim 1.8 milionë paund, nga 3.6 milionë që ishte sezonin e kaluar.

Për më tepër, “Carabao Cup” gjithashtu do të lehtësohet, me gjysmëfinalet me një ndeshje të vetme, ndërkohë që katër turet e para të saj do të luhen në shtator. Finalja e këtij turneu do të zhvillohet më 14 mars po në Uembli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!