Viegman, për stolin e ‘luaneshave’ britanike

Sarina Viegman do të jetë pasuesja e Fil Nevil, në krye të skuadrës së Anglisë në futboll për femra, duke u bërë edhe trajnerja e parë e huaj, e “luaneshave” britanike.

Federata Angleze e Futbollit njoftoi se kontrata e ish-mbrojtësit të Mançester Junajtid nuk do të zgjatej më përtej verës së ardhshme, qershorin e vitit 2021.

Viegman, trajnerja aktuale e Holandës, ka rënë dakord për një kontratë 4-vjeçare nga viti 2021. Ajo do të menaxhojë përfaqësuesen e Anglisë në Euro 2022, që do të zhvillohet në ishull, ndeshjet për kupën e Botës 2023 në Australi dhe Zelandën e Re, si dhe Euro 2025.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!