Plas te Gjilani, 9 me COVID-19

Skuadra surprizë e Ipko-s së këtij sezoni Gjilani teksa u rendit i dyti pas Dritës, përfshihet nga kaosi me COVID-19.

Gjilani mbërthehet keq nga infeksioni koronavirus. Pak më parë kanë dalë zyrtarisht rezultatet e testimeve për COVID-19, ku pesë futbollistë dhe katër zyrtarë të klubit kanë rezultuar pozitiv.

Lajmin e keq e ka konfirmuar drejtori i klubit, Sevdail Robelli, duke thënë se lajmin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik e kanë zyrtar.

“Ju konfirmoj se pesë futbollistë dhe katër zyrtarë të klubit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Padyshim, këtë lajm e kemi pranuar me shqetësim të madh”, ka deklaruar sot Sevdail Robelli. “Presim që skuadra të ristestohet edhe nesër, dhe na është premtuar se rezultatet kësaj radhe do t’i marrim më shpejtë”, shtoi Robelli.

Mësohet gjithashtu, se futbollistët që rezultuan pozitiv me COVID-19 janë: Tomislav Busiç, Shend Kelmendi, Blendi Jakupi, Sebino Plaku dhe Darko Nikaç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!