Laçi largon Stazhillën

Ka akord me Alen Sherrin, shkodrani 22-vjeçar, zbarkon ne Kurbin.

Portieri moldav Dimitri Stazhilla, lojtari që në start deklaronte se kishte zgjedhur Laçin për të dalë kampion, largohet nga klubi kurbinas.

Edhe pse skuadra bardhezi ia doli të përshtatej e të arrinte vendin e tretë, duke marrë një biletë europiane, sërish Dimitri Stazhilla është parë si një futbollist i thjeshtë.

Në këtë mënyrë, kurbinasit pas largimit të Gjonit dhe Grecës, ‘likuidohen’ edhe me gjigandin moldav (2.04 m), duke hapur rrugët për një emër tjetër te kuadrati bardhezi. Sipas burimeve nga klubi, ai është Alen Sherri.

Në fakt laçainët të mësuar me Europën, gjithnjë këto vite e kanë patur të ngjeshur axhendën në hyrje-dalje. Me një strategji për t’u admiruar, krerët bardhezi me presidentin Laska në krye, gjatë sesioneve të merkatove, kanë ditur të godasin në shenjë.

Ata presin emrin e kundërshtarit pasnesër në Europa League, ndërsa kanë nisur që nga e mërkura përgatitjet në kompleksin ‘Laçi’. Stazhilla… iku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!