Reali për të bërë galaktikun në ‘Etihad…’

Sot në 21:00, Siti- Real Madrid dhe Juventus- Lion, ndeshjet e Ligës së Kampionëve për të përcaktuar dy ekipet çerekfinaliste të “Final 8” në Portugali.

Përtej Juve- Lion (0-1) me një gol pët t’u rekuperuar nga bardhezinjtë, sot vëmendja kryesore e botës së futbollit, fokusohet në Etihad Stadium të Mançesterit.

Vendasit e Sitit me Pep Guardiolën në timon dhe në anën tjetër kampionët e rinj të LaLiga-s Real Madrid të teknikut Zinedin Zidan.

Kur në mars Siti fitoi 2-1 në fushën e Realit, kualifikimi i anglezëve parë dhe gjëndjet e skuadrave asokohe dukej punë e kryer. Tani jo. Së paku kështu mendonjë ‘Bookmakers’-at pas raporteve të ndyshuara në objektivë e paraqitje.

Megjithatë shifrat 2-1 në të vajtjes për ‘qytetarët’, janë të rëndë dhe vetëm një ‘Real Galaktik’ mund ta përmbysë skuadrën e katalanasit Pep Guardiola.

Konsideruar finale e parakohëshme skuadrat tashmë kanë hedhur edhe piketat e formacionëve ideale.

Madrilënët përmes teknikut te tyre, krijuan dje konfuzon mediatik kur francezi tha se ‘Bejl, nuk ka pranuar të luajë’. Por ka siguruar se përpos Ramosit të pezulluar nga kartonët, në fushë për këtë takim, do të ketë sherbimet e Eden Hazad. Vendasit janë më të qetë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!