FC Prishtina, kaplohet nga COVID-19

Koronavirus vijon të godasë pamëshirë edhe në futboll. Kështu siç raportohet nga Prishtina, skuadra e Armend Dallkut, pas analizave të djeshme, ka marrë përgjigje për 7 njerëz me COVID-19.

Aktualisht Prishtina fituesee Kupës së Kosovës pak ditë më parë ndaj Ballkanit, ka nisur përgatitjet për aventurën europiane në Istog.

Njoftimi:

“FC Prishtina mbrëmë ka pranuar rezultatin e testeve nga IKSHPK dhe nga 34 të testuar, pozitiv kanë dalë shtatë sosh, tre futbollistë, njëri prej tyre 17 vjeç dhe katër anëtarë të stafit të ekipit. FC Prishtina e priste një rezultat të tillë dhe ky testim i duhej që skuadra të ishte sa më e sigurt para ndeshjeve të Evropës. Të gjithë të infektuarit nuk kanë simptoma të theksuara dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Istog, ku sot në mëngjes mbajti seancën e parë stërvitore.

Të infektuarit pritet të ri-testohen sërish pas pak ditësh, sepse konsiderohet që të gjithë janë në fund të procesit të infektimit dhe afër shërimit të plotë.

Skuadra do t’i vazhdojë përgatitjet në fushën e Istogut deri më 17-18 gusht, derisa të mësojë kundërshtarin e ndeshjes para-eliminatore (e mëson më 9 gusht), kurse ndeshjen e zhvillon me 20 gusht, vendas apo mysafir, varet nga shorti”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!