Eliminohen nga Champions, Real e Juve ‘rroftë’ titulli kampion

Hazard hije në fushë, Ronaldo nuk i mjafton Juves.

Champions 1/8: Siti-Real 2-1 (2-1). Juventus-Lion 2-1 (0-1)

U duk se sfida Mançester Siti-Real Madrid për 1/8 e Champions në “Etihad” do të shihej një skuadër madrilene në kufinjtë e ideales për të përmbysur 2-1 e ndeshjes së parë.

Por Guardiola me të tijtë nuk lënë hapësirë dhe në të 8-tën kalojnë përpara me Sterling. Reali me disa mungesa, por me Hazard në fushë, duket nis të qarkullojë dhe pa u mbyllur pjesa e parë, Benzema me kokë shënon 1-1.

Pjesa e dytë me të njëjtat situata. Siti që preferon të luajë me kundërzbritje, ndërsa Reali, dukshëm nuk ka freskinë dhe cilësitë për të shkuar te goli i dytë. Gabimet e shumta në prapavijë shtohen edhe në rastin e golit të dytë të Sitit. Është Rafael Varan, ai që kthehen një top keq për te Kurtua. Arrin Zhezus me topin që përfundon në rrjetë.

Juventus befasohet nga Lioni . Në të 12-tën skuadra franceze me penallti kalon përpara, teksa Depai bën 0-1. Juventus iniston dhe në të 43-tën me K. Ronaldon barazon, po me penallti.

Për të shkuar në çerekefinale bardhezinjtë duhet të shënojnë dhe 2 gola të tjerë. Ronaldo në të 60-tën realizon te dytin. Figuron një supergol nga jashtë zone me të majtën. Në fund, nuk mjafton dygolëshi i Ronaldos, pasi Lioni me gol fushe kalon më tej. Reali dhe Juventus zhgënjejnë në këtë tur. Eliminimi qe për të dy kampionet e reja, të Spanjës dhe Italisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!