Shqipëria rrezikon ndeshjet e Ligës së Kombëve

Liga e Kombëve vihet në pikëpyetje të plotë. Së paku për ndeshjet e para pasi gjëndja e pandemisë globale, nuk po lejon shtigje për të menduar ndyshe.

Është vetë UEFA e cila përmes një kumtese ka bërë të ditur se me gjasë, ndeshjet në shtetet me zonë të kuqe, nuk do arrijnë të organizojnë takimet e parashikuara në shtator.

Shqipëria është një nga zonat e kuqe ndaj pritet për tu parë se si do të operohet. Ndoshta një shtyrje, mbase në fushë asnjënëse.

UEFA:

Është biseduar për sfidat e muajit shtator të kombëtareve, ku janë shpalosur vështirësit me të cilat përballen përfaqësueset me kufizimet e udhëtimit. Prandaj kërkohet bashkëpunim mes klubet dhe Federatave të Futbollit që UEFA të mundësojë zhvillimin e garave. Në këtë fazë nuk përjashtohen mundësitë për zhvillimin e ndeshjeve në terrene neutrale,” thuhet mes të tjerave në kumtesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!