Spanja rinovohet, midis tyre edhe Ansu Fati

● Për t’u përballur me Gjermaninë dhe Ukrainën në Ligën e Kombeve, Luis Enrike u bëri thirrje edhe të rinjve Ansu Fati, 17 vjeç dhe Oscar Rodriguez, 22 vjeç.

Pas kthimit të tij në krye të pankinës së Spanjës, më nëntor 2019, trajneri Luis Enrike, ka komunikuar listën e tij të parë të lojtarëve, që do të ndeshen me Gjermaninë më 3 shtator dhe Ukrainën tri ditë më vonë, në fushatën për Ligën e Kombeve.

Bie në sy fakti se trajneri spanjol ka vendosur të rinovojë “la furia roja” me emra të rinj, si ai i sulmuesit të Barçës nga Guinea-Bisao, Ansu Fati, 17 vjeç, i natyralizuar si spanjol në vitin 2019; Oskar Rodriguez 22 vjeç dhe Erik Garcia 19 vjeç, qendërmbrojtës te Mançester Siti.

Ja dhe të përzgjedhurit e trajnerit Luis Enrike:

Portierë: De Gea, Kepa, Unai Simón.
Mbrojtësi: Jesús Navas, Carvajal, Sergio Ramos, Pau Torres, Diego Llorente, Gayá, Reguilón, Eric García.
Mesfushorë: Fabián Ruiz, Thiago, Busquets, Rodri, Mikel Merino, Dani Olmo, Oscar Rodríguez.
Sulmues: Rodrigo, Oyarzabal, Adama Traoré, Asensio, Ansu Fati, Ferran Torres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!