Marrëveshja, Xhampaolo trajneri i ri i Toros

Mungon vetëm zyrtarizimi, por marrëveshja është arritur: Marko Xhampaolo do të jetë trajneri i ri i Torinos. Tekniku abrucez ishte në zyrat e presidentit të granatës, Urbano Kajro, për të nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare (me një mundësi për vitin e tretë).

Më pas ai shkoi në “Casa Milan” për të ndërprerë kontratën që akoma e lidhte me kuqezinjtë e Milanos.

Marrëveshja e arritur është konfirmuar edhe nga vetë presidenti Kajro. “Ne kemi marrë një trajner cilësor, Xhampaolo ta mëson futbollin, – ai tha. – Ne jemi shumë të kënaqur, tani duhet t’i bëjmë gjëra me përulësi, me këmbë në tokë, duke u përpjekur të bëjmë më të mirën,”– i tha ai për “Sportitalia”.

Pas përvojës së shkurtër të Moreno Longos, klubi i Toros kthehet te një teknik me përvojë. Presidenti Kajro ka bërë të ditur: “Ne e kishim kërkuar Markon edhe në të kaluarën, por ai ka qenë gjithmonë i zënë me ekipe të tjera.

Kështu që sot, ne mund të jemi shumë të lumtur, sepse ai është një trajner, që i bën skuadrat e tij të luajnë mirë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta vendosur atë në një pozitë për të arritur maksimumin. Tregu? Le ta shohim, hap pas hapi”, – ka deklaruar presidenti Kajro. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!