Rrahmani: “Faleminderit Verona!”

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, largohet nga Verona me destinacion Napolin. Mbrojtësi nënshkroi marrëveshje me Napolin në janar, pasi De Laurentis pagoi 9.5 milionë euro për ta sjellë në Sao Paolo.

Napoli e la 26-vjeçarin të qëndrojë te Verona në huazim deri në përfundim të sezonit 2019-20. Pas përfundimit të sezonit të diktuar nga pandemia koronavirus, ish-lojtari i Partizanit do të zhvendoset në Sao Paolo.

Futbollisti ka lënë një mesazh falenderues për Veronën dhe gjithë ata që e mbështetën atje:

Një vit i mrekullueshëm; një vit i paharrueshëm, i pari për mua në Itali, ku u rrita shumë si futbollist dhe si burrë. Po e lë Hellas Veronën, por gjithmonë do t’i jem mirënjohës shoqërisë dhe trajnerit Juric, bashkëlojtarëve dhe të mi dhe tifozëve të mrekullueshëm verdhekaltër, të cilët më përkrahën dhe me deshën që nga dita e parë deri në ditën e fundit.

Madje edhe kur e dinin se e ardhmja ime ishte larg Veronës. Një fjalë të fundit: FALEMINDERIT!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!