Duka-klubeve: “Kaluam pengesa të mëdha”

Sikundër ishte njoftuar dje, paraditen e sotme Federata Shqiptare e Futbollit dhe Liga Profesioniste, kanë organizuar një takim me përfaqësuesit e 10 klubeve të Kategorisë Superiore.

Në fakt, përpara se kreu i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova të hapte takimin, Armand Duka këmbeu disa batuta me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj. Duke parë se orari (ishte planifikuar ora 11:00) ishte shkelur nga Takaj, Duka iu drejtua: “Takaj që kur Korça, është larguar më shumë se Ballshi?”

Kreu i FSHF-së paraprakisht uroi mirëseardhjen në elitë për edicionin 2020/21 dy klubeve, Kastriotit të Krujës dhe Apolonisë së Fierit…

Ndërkohë në fjalën zyrtare, presidenti Duka tha:

Do të doja të falënderoja drejtuesit e klubeve që janë pjesëmarrës në këtë takim. Dua t’i uroj mirëseardhjen, dy anëtarëve të rinj, Krujës dhe Apolonisë. Ky takim organizohet për të analizuar në një lloj mënyre atë që ka bërë liga deri më sot.

Dua të falënderoj drejtuesit e klubeve për këtë sezon, për sakrificat që kanë bërë për ta mbyllur këtë sezon jo të zakonshëm. Kemi kaluar disa pengesa vërtetë të mëdha, si tërmeti dhe pandemia e cila rrezikoi që ta ndërpriste aktivitetin.

Falë bashkëpunimit të klubeve dhe ligës, u bë e mundur që ne ta mbyllim këtë edicion. Jo vetëm për ta konsideruar të kryer. Dhuroi garë sportive dhe u respektuan të gjitha rregullat e lojës. Bashkarist duhet të vendosim për vitin e ardhshëm, duke parë këtë pandemi apo virusin, që vijon të kanosë vendin tonë.

Duhet të përshtatemi për të bërë më të mirën e edicionit të ardhshëm, për ndryshimet ligjore që ne duhet të kërkojmë për ndryshimin e futbollit në Shqipëri”, tha Armand Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!