Ligji për sportin? Liga bojkoton kampionatin Superior
Liga Profesioniste vendos, se do të bojkotojë kampionatin e Kategorisë Superiore, nëse nuk plotësohen premtimet e takimit të 11 marsit të 2019 nga Qeveria
Liga Profesioniste e Futbollit, e mbledhur sot me prezencën e 10 drejtuesve të lartë të klubeve elitare, përpos axhendes në bashkëpunim me FSHF-në, është ndalur edhe te disa ndryshime ligjore për sportin që Qeveria shqiptare ka bërë së fundi.
Në fakt, Liga Profesioniste dhe presidentët e klubeve, hedhin dyshime të forta lidhur me premtimet e bëra nga Qeveria e Shqipërisë, më 11 mars 2019.
Në këto kushte Liga kërkon zgjidhje emergjente, së paku të 4 pikave që sipas klubeve dhe vetë Ligës, duhen rregulluar me ligj.
Në fund, Liga Profesioniste vendos se do të bojkotojë kampionatin e Kategorisë Superiore, duke nisur nga data 12 shtator.
Më poshtë, teksti i nënshkruar nga 9 klube të Ligës Profesioniste të futbollit.

