Toshevski vishet bardheblu

Ditën e djeshme bardheblutë siguruan shërbimet e mbrojtësit Ardit Toli. Sot vjen Toshevski.

Tirana nis gjuetinë e elementëve të rinj. “Gol.mk” konfirmon se lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Kristijan Toshevski, do të ketë një klub të ri sezonin e ardhshëm. Ai është Tirana në Shqipëri.

Mbrojtësi i shkëlqyer do të zëvendësojë fanellën e kampionit të Vardarit me atë të kampionit të Shqipërisë, Tiranës. Pasi nuk u pajtua të vazhdojë bashkëpunimin me “kuqezinjtë”, mbrojtësi 26-vjeçar konsideroi opsionet ku do ta vazhdojë karrierën e tij dhe më në fund vendosi të pranojë ofertën e Tiranës”.

Mësohet se Toshevski, ka gjetur marrëveshjen për një kontratë 2-vjeçare, me opsion për një të tretë me kampionin shqiptar.

Mbrojtësi, me Pelister ka fituar Kupën, ndërsa dhe kampionatin me Vardarin është shpallur kampion në Maqedoni të Veriut. Toshevski 26-vjeçar, mund të luajë në të gjitha pozicionet e repartit të prapavijës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!