Kupa FA, hap “oreksin” tek Arsenali…

Raportohet se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është gati të shtojë të paktën tre nënshkrime me emër të madh, për të forcuar skuadrën e tij këtë verë.

Filipe Kutinjo i Barcelonës, ​​Tomas Partei i Atletikos dhe Uillian, janë të gjithë në krye të listës së shkurtër të spanjollit, ndërsa Arteta kërkon të përsosë një formacion 4-3-3, shkruan Times.

Fitorja e Kupës FA, në fushatën e tij të parë menaxheriale, i ka inkurajuar pronarët e “topçinjve” ta mbështesin trajnerin e tyre këtë verë, për të shndërruar Arsenalin një në katër sfiduesit e kreut të Premier League.

Te Arsenali besohet, se Kutinjo do të jetë në avionët kryesorë për të zbritur në Londër, pasi u tha se ai është i lirë dhe mund të largohet nga Barça këtë verë. Huazimi duket skenari më i mundshëm, ku katalanasit do të kontribuojë me pagat e tij prej 240,000 stërlina në javë.

Arteta gjithashtu dëshiron të rrëmbejë edhe Uillian me përvojë, i cili mbetet në një mosmarrëveshje kontrate me Çelsin. Braziliani, i cili do të jetë jashtë kontratës me “blutë” brenda disa javësh, raportohet se ka refuzuar një marrëveshje për një zgjatje dyvjeçare në “Stamford Bridge”. Te Arsenal besojnë se mund të arrijnë një marrëveshje me 31-vjeçarin e etur për të qëndruar në Londër.

Dhe Partei i Atletikos mbetet një objektiv për Artetan, i cili ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë në kontratën, që i skadon në 2023. Rreshtimi tij te “topçinjtë” ka të ngjarë të jetë përkrah Dani Ceballos, në prag të zgjatjes së marrëveshjes së huazimit të tij nga Real Madrid.

Por, përparësia kryesore e trajnerit Arteta do të jetë sigurimi i së ardhmes së sulmuesit Pierre-Emerick Aubamejang. Yllit të Gabonit, raportohet se i është ofruar një marrëveshje prej 250,000 stërlinash në javë përgjatë 3 vite të ardhshëm të angazhimit të tij te “Topçinjtë”.

Duke folur për të ardhmen e tij, Arteta e sfidoi golashënuesin për të shënuar një marrëveshje të re dhe për t’u bërë legjendë e klubit të Arsenalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!