Paris SG, fiton me penallti Kupën e Ligës…

Kupa e Ligës: Paris SG-Lion 0-0 (6-5 me penallti)
Pas një finaleje të dyshimtë kundër Lionit të fortë dhe të rrezikshëm, Paris SG, fitoi me penallti Kupën e Ligës, trofeu i 9-të për të dhe suksesi i 4-t kombëtar këtë sezon për skuadrën pariziene.
Loja e rregullt përfundoi 0-0. Nejmar në minutën e 86-të humbi rastin për të mos e çuar takimin në shtesë. Mbrojtësi i Lionit, Rafael mori një karton të kuq në minutën e 119-të.
Nga pika e bardhë e penalltisë, Paris SG realizoi 6 gola, kundrejt 5 të Lionit, duke fituar edhe Kupën e Ligës në Francë, trofeut i 9-të për të, ndërkohë që Lioni shënon humbjen e 5-të në historinë e klubit.
Finalja e Kupës së Ligës u zhvillua në “Stade de France” të Partisit, në prani të 5000 shikuesve. Të premten e shkuar, me fitoren 1-0 ndaj Sent Etien, meritoi edhe Kupën e Francës.
