Paris SG fiton trofeun e 4-t sezonal
Fitoi gjithë trofetë në Francë, tekniku i PSG-së Tomas Tuhel me mendjen te Atalanta në Champions
Paris SG nuk njeh limite. Pasi kishte fituar kampionatin (tavolinë) Superkupën dhe Kupë e Francës ndaj Sent Etien, mbrëmë fitoi me penallti Kupën e Ligës ndaj Lion.
Në 120 minuta nuk pati gola dhe verdikti erdhi nga pika e bardhë aty ku parizienët u treguan më të saktë. Trajneri Tuhel i bëri një rezyme arritjes kështu:
“Markuinios dhe Tiago Silva kishin ngërçe, ndërsa Kurzava pësoi një dëmtim të vogël. Por ne fituam trofeun tonë të katërt. Ky është më i miri në Francë, kemi vuajtur për ta marrë kundër një skuadre të mirë që do të luajë në fazat e Ligës së Kampionëve. Jam shumë, shumë krenar për ekipin tim.
Ata janë djem të besueshëm. Jam shumë i lumtur. Unë pres edhe më shumë intensitet. Atalanta do të ketë një avantazh sepse ka më shumë ritëm, ishte në aktivitet ndërsa ne kemi më pak. Do të duhet të gjejmë zgjidhje. Kemi dymbëdhjetë ditë për t’u përgatitur”.
Pyetjes e përse nuk u shënua asnjë gol në 120 minuta, Tuhel iu përgjigj disi i nevrikosur:
” Ne jemi thjesht me fat dhe pa cilësi, shkruajeni. Ju gjithmonë gjeni aspekte negative për të thënë. Ekzistojnë 99 pika pozitive, por ju po kërkoni 100-tën negative. Nuk është një justifikim por ky është fakt”, tha Tomas Tuhel.