Sevilja, e gjithë skuadra del negativ…

Sevilja informon se testet e radhës do të kryhen të shtunën dhe të hënën, përpara udhëtimit për në Gjermani të planifikuar për të martën e ardhshme.

Deklarata zyrtare e radhës e klubit andaluzian të Seviljes në La Liga, sjell optimizëm. Testet individuale të kryera dje me ekipin e parë dhe punonjësit e klubit, të gjithë morën rezultat negativ në COVID-19.

Pas këtyre provave negative, ekipi do të kthehet të stërvitet individualisht këtë pasdite. Përjashtimi i vetëm është Gudelj, i cili do të mbetet i izoluar në shtëpi pasi doli pozitiv të hënën.

Sevilja informon se testet e radhës do të kryhen të shtunën dhe të hënën, përpara udhëtimit për në Gjermani, të planifikuar për të martën e ardhshme. Aty ku skuadra e Lopetegit, do të luajë në Europa League me Romën e Seria A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!