Piloti Perez izolohet, dyshohet për Covid-19

Piloti Çeko Perez nuk mori pjesë në konferencën për shtyp para Grand Prix të Britanisë këtë pasdite, për faktin se testi i tij për Covid-19, që u krye dje ka dhënë një rezultat “të dyshimtë”, raporton FIA.

Për këtë arsye, piloti meksikan do t’i nënshtrohet një testi të ri për t’u siguruar nëse ai është në gjendje të marrë pjesë në garat e kësaj fundjave në Silverstone. Skuderia Racing Point, ekipi i modës që nga fillimi i sezonit, nuk ka caktuar një pilot reserve.

Gjithsesi, për rastin spekulohet se ai mund të zëvendësohet nga Stofel Vandorne ose Esteban Gutierrez, të dy pilotë nën kontratë të Mercedesit. Në këto momente, Perez është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit, duke pritur të njohi rezultatet e testit shtesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!