Interlagos, kundër “Jo”-së për GP të Brazilit

Pas vendimit përfundimtar për të mos garuar për Grand Prix të Brazil, kryetari i São Paulo nuk është aspak i kënaqur. Qyteti, sipas tij, rrezikon të humbasë përfundimisht edhe preferencën e Interlagosit në të ardhmen!

Ndërsa botërori i Formulës 1 është pasuruar me tri gara të tjera, në Brazil protestohet për “Jo”-në zyrtare të GP të Brazilit 2020. Ajo në fakt është hequr nga kalendari i botërorit, së bashku me të gjitha garat e tjera të planifikuara në kontinentin e Amerikës.

Por ata që nuk e kanë pëlqyer lajmin është pa dyshim, kryetari i San Paolos, Bruno Covas: “Ne nuk mund ta pranojmë motivimin dhe arsyetimin pas këtij vendimi. Ata flasin për shkallën e lartë të infeksionit të koronavirusit në Brazil, që është pak a shumë si ai i Kalifornisë apo Floridës.

Ne kemi të gjithë numrat për shtetin dhe qytetin e Sao Paulos. Këto të dhëna i janë paraqitur Komisionin Mjekësor të FIA-s. Janë shifra shumë të mira. Nëse i shikoni të dhënat e Sao Paulos, krahasuar me Anglinë, situata është shumë më e mirë”.

Sipas kryetarit të bashkisë së Sao Paulos, pista e Interlagosit është e gatshme ta presë Grand Prix, duke respektuar të gjitha rregullat e propozuara nga FIA, në lidhje me sigurinë shëndetësore.

Bruno Kovas, ankohet gjithashtu edhe për humbje të mëdha financiare, me 8 milionë dollarë (6.8 milionë euro) të shpenzuara për azhurnimin e pistës për garat e këtij sezoni.

“Vetëm këtë vit, kemi shpenzuar 8 milionë dollarë për të rinovuar pistën. Janë bërë shumë përmirësime, që njerëzit edhe mbase nuk i shohin, por që ishin shumë thelbësorë, siç janë ato që kanë të bëjnë me kanalizimet dhe tualetet, etj,” thekson Kovas, kryebashkiaku i Sao Paolos.

Por, sipas lajmeve të publikuara nga gazetat braziliane të qytetit të Sao Paolos, pista e Interlagosit duhet të shqetësohet më shumë, për faktin se në të ardhmen mund të humbasë organizimin e Grand Prix në Formula 1.

Për momentin, në fakt, marrëveshja ende nuk është nënshkruar, por gjasat duken se ato mund të zhvendosen së shpejti në qytetin e Rio de Zhaniros, në një pistë që aktualisht nuk ekziston.

Pista e vjetër e Jakarepaguàs në këtë qytet, është prishur përfundimisht në vitin 2016. Po sipas gazetave braziliane, Rio ka grumbulluar 65 milionë për ta rindërtuar edhe një here pistën për garat në Formula 1.

Dhe nëse kjo bëhet e vërtetë, pista e Interlagosit do të humbasë garat në Grand Prix të Brazilit, që zhvillohen në Sao Paolo pa u ndërprerë që nga viti 1990.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!