Kosovë: Llapi, “i pa ngopur” në merkato…

Llapi i Podujevës, sapo ka përfunduar kampionati Ipko i Superligës së Kosovës, është hedhur në sulm për të formatuar skuadrën për sezonin e ri sportiv. Duket vendi i 6-të në renditje, nuk i ka kënaqur drejtuesit e klubit podujevas, ndaj ata menjëherë janë futur në merkato, për ta “blinduar” por edhe për ta forcuar skuadrën e tyre.

Pasi më herët kanë nënshkruar me mbrojtësin e njohur kurbinas Eglentin Gjoni, drejtuesit e klubit të Llapit kanë zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër me mbrojtësin Elvin Prençi, ndërkohë që kanë afruar edhe Loris Kikkrin, një portier 23-vjeçar, i rritur dhe përgatitur në Italinë fqinje.

 “KF Llapi ka ‘blinduar’ edhe për një edicion tjetër qendërmbrojtësin, Elvis Prençi, i cili do vazhdoj të mbroj ngjyrat e klubit edhe në edicionin e ri 2020/21. Duke parë rëndësinë e tij për skuadrën dhe kontributin që jep në fushën e lojës, klubi menjëherë ka finalizuar marrëveshjen me Prençin, njërin prej futbollistëve kryesor të klubit.

Prençi tashmë një vit e gjysmë nga ardhja në Llap ka qenë i pazëvendësueshëm, ndërsa në edicionin 2019/20 ka zhvilluar gjithsejt 32 paraqitje(31 kampionat/1 kupë) për Llapin duke realizuar edhe 1 gol. Paç suksese në edicionin e ri Visi,”– thuhet në njoftimin e klubit të Llapit në rrjetet sociale, i cili pasohet edhe me lajmin e afrimit të portierit Kikrri.

“Portieri Loris Kikkri është ardhja më e re tek Llapi. I lindur në Treviglio të Italisë, Kikkri si portier e ka filluar tek Perugia Calcio AC 1905. Së fundmi ai ishte pjesë e skuadrës, Orvietana Calcio. Loris Kikkri, i lindur më 16.01.1997 në Treviglio, i gjatë 1.83 m, luan me këmbë të majtë. Klubet në të cilat ka bërë karrierë: Villabiagio, Sansepolcro, Città Castello, Bastia, Ellera dhe së fundmi tek Orvietana Calcio”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!