Kepa larg Çelsit

Shpenzuan 72 milion paund për Kepën, sot Çelsi kërkon portier të ri.

Kepa Arrizabalaga ka pranuar që karriera e tij në Çelsi ka përfunduar duke besuar se nuk do të luajë sërish për klubin londinez.

Trajneri i skuadrës Frank Lampard ka qenë i drejtpërdrejtë ndërsa mes dëshpërimit ka thënë se ai nuk mund të jetë portieri i skuadrës.

Në fakt, spanjolli vjen pas një viti ku në fund ai dhe skuadra blu, pësuan shumë gola duke u futur te top 10 e më të dobëtave.

Sipas specialistëve, megjithëse shumë nga golat kanë ardhur edhe nga mbrojtja e dobët, Kepa nuk mund të shfajësohet. Lampard e ka dhënë verdiktin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!