“Uembli”, më 29 gusht hap dyert për tifozët

Me gjasa, më 29 gusht, stadiumi mitik “Uembli” i Londrës, do të hapë dyert për tifozët. “Community Shield” do të jetë trofeu i parë, “i kohës kovidiane”, që mund të jepet në të, në prani të publikut.

Takimi midis kampionëve anglezë dhe fituesve të kupave, që tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të ri në ishull, është zyrtarizuar sot nga Federata Angleze e Futbollit.

Një nga dy skuadrat është Liverpuli, fituesi i Premier League, ndërsa skuadra tjetër do të dalë nga finalja e së shtunës mes Çelsit dhe Arsenalit.

Sipas disa mediave britanike, fillimi i sezonit të ri mund të jetë një mundësi për të parë spektatorët në stadium, edhe nëse me një numër të kufizuar, si një provë e përgjithshme për një rihapjeje të kontrolluar të stadiumeve të futbollit nga 1 tetori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!