Hallaçi nis misioni te U-21

Rrahman Hallaçi emërohet trajneri i U-21 te Kukësi

Jashtë objektivave madhorë, titull e kupë, Kukësi i vëndit të dytë të edicionit të mbyllur zyrtarisht dje, nis me revolucion. Pas tentativës për të ulur në stol Skënder Gegën te verilindorët, vjen edhe nominimi i trajnerit të U-21, Rraman Hallaçi.

Një ndër ikonat e Kukësit, ishte në rolin e ndihmësit te pankina e skuadrës A por nga sot, Hallaçi duhet të nisë të mendojë për skuadrën e re të U-21 të Kukësit. Klubi e publikon në zyrtare lajmin e kësaj lëvizjeje.

Postimi

Klubi i Kukësit njofton se duke nisur nga dita e sotme, e enjte, datë 30/07/2020, do të krijohet skuadra e Kukësit U21. Kjo nismë e marrë nga FSHF në bashkëpunim me klubet e kampionatit shqiptar, do të nisë zbatimin nga klubi ynë, projekt nga i cili pritet që shumë të rinj të kenë hapësira të nevojshme për të treguar vlerat e tyre në futboll dhe për t’u promovuar duke qenë një vlerë e shtuar për ekipin e parë.

Skuadra e Kukësit U21, do të drejtohet nga ish-kapiteni dhe trajneri Rraman Hallaçi, të cilit klubi i ka besuar këtë projekt shumë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit të Kukësit. Kukësi U21, do të zhvillojë nesër stërvitjen e parë zyrtare nën urdhrat e trajnerit Hallaçi duke nisur nga ora 19:00 në fushën stërvitore, “Football Republic”.

Njëkohësisht, ditën e nesërme do të prezantohen edhe futbollistët që do të jenë pjesë e këtij ekipi dhe padyshim, objektivat do të jenë madhorë ashtu si të skuadrës se parë. Ditët në vijim, do të ketë edhe detaje te tjera në lidhje me fillimin e kampionatit të U21 për sezonin 2020-2021”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!