Shehi pason të tjerët, largohet nga Kukësi

Ish-portieri kampion me Skënderbeun, Orges Shehi, pasi drejtoi korçarët një edicion si trajner, mori Kukësin gjatë marsit të këtij viti me qëllim titullin kampion ose Kupën e Shqipërisë.

Duke fluturuar nga Spanja, ku gjendej për një aventurë të re por mjaft të vështirë, Shehi e pati shumë të vështirë të rekuperojë 9 pikë në Kategorinë Superiore. As aty ku dukej më i sigurtë, Kupën e Shqipërisë, Kukësi u eliminua nga Teuta.

Për “Abc News” ish-portieri i Kombëtares, durrsaku Shehi, ka thënë: “Pas bisedës me presidentin kemi mbyllur bashkëpunimin dhe kemi falënderuar njëri-tjetrin. I uruam suksese njëri-tjetrit dhe nga ana ime presidenti ka respektin dhe vlerësimin maksimal”.

Ndërkaq edhe klubi i Kukësit ka postuar lajmin duke zyrtarizuar largimin e Shehit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!