Dita lë ‘natë’ Skënderbeun

Një tjetër futbollist i vyer i Kategorisë Superiore njofton largimin nga skuadra me të cilën u aktivizua. Bruno Dita përmes një postimi në rrjete falenderon klubin dhe të gjithë protagonistët te Skënderbeu.

27-vjeçari nga Tirana fitoi kampionatin, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën me korçarët. Karriera e ‘xholit’ Dita do të vijojë në Tetovë, me Shkëndjën e Ernest Gjokës. Një vit kontratë.

Postimi:

“Një falënderim të veçantë kam për trajnerët e mi, Ilir Daja dhe Orges Shehi, që së bashku me ndihmësit e tyre më mësuan kaq shumë këto vite dhe më rriten profesionalisht si futbollist.

Skënderbeu dhe Korça me njerëzit e saj të mrekullueshëm, do të jenë të gdhendura me shkronja të arta në zemrën time e do kenë një vend të veçante aty.

Shpresoj që rrugët tona të bashkohen përsëri një ditë, ja u dëgjofsha të mirën, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë shumë shpejt. Suksese SKENDERBE“, shkruan Dita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!