Bylis nuk pret, projekton sezonin e ri…

Drejtuesit e skuadrës ballshiote nuk kanë pritur gjatë. Fill sapo ka përfunduar ndeshja ndaj Tiranës në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit, u kanë shtërnguar duart plot 5 futbollistëve, të cilët edhe i falënderon për kontributin e dhënë në radhët e mallakastriotëve.

Gjithashtu, skuadra ballshiote, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, zyrtarisht qysh sot ka nisur merkaton për ndërtimin e Bylisit të sezonit të ardhshëm.

“FK BYLIS falenderon per kontributin lojtaret: Festim Miraka, Ardit Peposhi, Silvester Shkalla, Majkell Peci dhe Emiljano Mozone dhe mirekuptimin qe vijuan te kontribuojne ne nje sezon te zgjatur edhe per shkak te pandemise “COVID-19”!

Por i shprehim mirenjohje ne vecanti Ardit Peposhit qe ka luajtur kater sezone ne Ballsh dhe ka nje kontribut te cmuar, por duke qene se ne linjen e majte luan Ndreca nje lojtar me perspektive, presidenti Kapllanaj dhe Peposhi shtrenguan duart duke i uruar lojtarit suksese per t’i hapur rruge nje aventure te re!

Tashme zyrtarisht nis merkato dhe pritet qe te kete prurje ne ditet e ardhshme, gjithmone duke iu dhene prioritet lojtareve te talentuar dhe me perspektive, ku kete sezon ka pasur edhe zbulime si: Hadroj, Ujka apo Qardaku e Barjamaj,”- shkuhet në njoftimin e klubit ballshiot të Bylisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!