Reali për herë të dytë radhazi marka më e mirë

Real Madrid për të dytin vit radhazi vlerësohet si marka më e vlefshme e futbollit në botë.Kjo sipas raportit të ‘Brand Finance Football 2020’, botuar nga firma konsulente Brand Finance.

Klubi i bardhë, në një raport që përfshin 50 klubet më të mëdha botërore, ka një rezultat me vlerë 1.419 milione euro dhe kryeson renditjen përpara Barcelonës (1.413), Mançester Junajtid (1,315), Liverpulit (1,262) dhe Mançester Sitit (1,124).

‘Brand Finance’ thekson në analizën e saj, se “Real Madrid vazhdon të jetë marka më e fuqishme në futbollin botëror dhe rezultatet tregojnë se e ardhmja do të jetë më mirë pas fitimit të La Liga-s këtë vit.

Nga ana tjetër, konsulenti thekson se klubi i bardhë ka zgjeruar ofertën e tij tregtare, duke lëshuar një markë inovacioni (Real Madrid Next), qëllimi i të cilit është të punojë me kompani të reja të orientuara nga teknologjia.

Real Madrid gjithashtu po përfiton edhe nga rrjetet sociale duke rritur pjesëmarrjen e ndjekësve të tij.

Renditja e markave më të vlefshme të futbollit të vitit 2020

Pozicioni i klubit në milion euro.
1 Real Madrid 1,419
2 FC Barcelona 1,413
3 Manchester United 1,315
4 Liverpool 1,262
5 Manchester City 1,124
6 Bayern Munich 1.056
7 PSG 967
8 Chelsea 949
9 Tottenham 784
10 Arsenal 719

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!