Shtohen dhe 3 GP në botërorin e Formula 1

Pandemia e koronavirusit e ka penguar sezonin e garave me makina, por nuk ia ka arritur ta frenojë plotësisht. Madje, me kalimin e kohës, cirkuitët e munguar po plotësohen. Kësisoj kalendari i garave Grand Prix në botërorin e Formula 1 është duke u shtuar.

Grand Prix i Gjermanisë, që do të zhvillohet më 9-11 tetor në pistën Nurburgringut; Grand Prix i Portugalisë, që është planifikuar për më 23-25 tetor në pistën e Portimaos, si dhe Grand Prix i Italisë, që mendohet për më 31 tetor deri më 1 nentor, në pistën emiliane të Imolas, do të jetë tri garat e fundit, që i janë shtuar botërorit 2020 në Formula 1, duke e çuar numrin e tyre deri tani në 13.   

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!