Luhet për trofeun, Kastrioti-Apolonia në ‘Elbasan Arena’


Krutanët që mbrëmë me regjim në Elbasan, Apolonia udhëtoi paradite për t’u akomoduar në hotel.

Ditën e sotme ora 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena” sfida Kastrioti-Apolonia, për të përcaktuar ekipin kampion të Kategorisë së Parë i cili fiton dhe 30 milionë lekë të vjetër nga FSHF.

Kastrioti ia doli të rikthehej menjëherë në Superiore dhe në sfidën e luksit sot, vjen si fitues i Grupit A. Ndërsa Apolonia, pasi qëndroi disa edicione në inferiore, e mbylli sezonin aktual në krye të Grupit B.

Në vigjilje të finales, teknikët Ndreu i Kastrioit dhe Mergjyshi i Apolonisë, kanë vlerësuar kundështarin, por nga ana tjetër nuk kanë fshehur dëshirën për të triumfuar. Nga të dyja kampet raportohet se nuk do të ketë mungesa dhe se sot në Elbasan do të kërkohet të luhet një sfidë mjaft interesante.

Përvoja e krutanëve me Sefgjini, Çela, Ajazi, Bojom, Bardhi, Hysein, Basha, Karakaçi etj, përballë vrullit dhe dëshirës fierake tashmë me kampionë të moshës së re si, Mihana, Gjata, Smaçi, Zaimaj, Ymeraj, Andoni, Mehmeti, Krasniqi, portierit Harizaj etj.

Ndërkaq, Kastrioti për herë të fundit në Kategorinë Superiore ishte vitin e kaluar pra në edicionin 2018-19, ndërsa Apolonia nuk figuron në elitë që prej sezonit 2014-15.

Sa i takon titullit kampion në këtë Kategori, Kastrioti e ka fituar atë për herë të fundit, në vitin e largët 1995 (edicioni 1994-95), ndërsa bardhjeshilët fierakë përgjatë edicionit 1984-85.

Fituesi i trofeut të Kategorisë së Parë për edicionin e kaluar, figuron Bylis, i cili mundi në ‘Niko Dovana’ të Durrësit, Vllazninë në shifrat 3-1.

Formacionet e mundëshme:

Kastrioti: Puja, Neziri, Husein, Çela, Sefgjini, Basha, Nuriu, Karakaçi, Rami, T.Marku, Ajazi. Tr: Ramazan Ndreu

Apolonia: Harizaj, Asllanaj, Sota, Ymeraj, Ejo, Andoni, Kumani (Zaimaj), Mehmeti, Mihana, Krasniqi. Tr: Artan Mergjyshi.

Gjykon ndërkombëtari Eldorjan Hamiti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!