Topi i artë? ‘Rroftë Benzema’

France Football ka vendosur të mos e akordojë Topin e Artë të vitit 2020 duke thyer një rregull që nuk ndalej që prej vitit të largët 1956.

Dhe e bën kur në majë mund të ngjitej pikërisht një francez si Karim Benzema i cili dukej se ishte në duel të fortë me Levandovskin e Bajernit të Mynihut.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, pati nisur fushatën për sulmuesin e tij teksa numri 9-të i ‘Los Blancos’ këtë sezon, shënoi 21 gola.

L’Equipe sot del me titullin: “Viva Benzema”, duke nënvizuar se si sulmuesi i Real Madrid mund të kishte fituar trofeun e radhës të ‘Ballon d’Or’.

Duke qëndruar me Realin, Le Parisien, intervistoi Rafael Varane. “Kovaç është tashmë në një mision” ,shkruan Monaco Matin. Tituj në Francë sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!