Teleteksti…

727: Refik Halili presidenti i Tiranës, shfaqet i përmbajtur në ekranet sportive të mbrëmjes. Tri janë prioritetet e shpejta, thotë Halili: Kontratat e reja me stafin, kontratat me lojtarë të caktuar aktualisht pjesë e Tiranës dhe afrimi i futbollistëve në trajtë përforcimi për pjesëmarrjen në Europë.

727: Moldavia nuk e njeh Kosovën. Kjo ka bërë ë Federata Moldave të kërkojë të luajë në Tardini të Parmës ndeshjen me Kosovën për Nations League, më 3 shtator. FIFA e lejon.

727: Kirian Nuabueze mësoi sot, se i është njohur goli i mohuar në sfidën Laçi-Luftëtari (u dha si autogol i Lalës). Shifrat e reja 21 gola dhe kreu i golashënuesit provizor për të.

727: Me dy gola sot ndaj Lacios, Kristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë që shënon mbi 50 gola në tri liga të forta: Premier League, La Liga dhe Serie A. Ndeshja Juventus-Lacio përfundoi 2-1.

727: Premier njohu sot fitorën e Volves 2-0 me Kristal Palasë, atë të Everton jashtë ndaj Shefild Utd 0-1 dhe barazimin pa gola mes Brajton-Njukasëll.

727: Unai Emeri, gati të rikthehet në pankinë. Negociata me Vijarreal në La Liga.

727: Pep Guardiola i dhuroi një mesazh të ngrohtë argjentinasit Marselo Bielsa, ndërsa ngjiti Lidsin në Premier League. “E admiroj Bielsan. Prania e tij në Premier, vlerë e shtuar”.

727: Dnjepr Mogilev, që u ndesh me Laçin në 2010 për Europa League, po vuan probleme të shumta ekonomike, aq sa skuadra ka rrëshqitur së fundi dy kategori më poshtë. Gjithsesi bjellorusët dje vendosn një rekord në garën e radhës (10 ndeshje, 10 fitore) duke mundur në shifra të pazakontë 14-0 Zhlobin.

727: Deportivo La Korunja lëshoi ​​një deklaratë pak para takimit të anuluar me Fuenlabrada, të pezulluar për rastet e koronavirusit. Kjo pasi Albasete mundi Kadizin e promovuar në La Liga duke e dërguar në ‘ferr’ skuadrën e famshme të La Korunjës. Në mënyrë të paimagjinuar skuadra e ish-brazilianit Bebeto, bie në Tercera Division.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!