Monako largon Morenon, “ulet” Niko Kovaç

Robert Moreno nuk është më trajner i Monakos. Spanjoli, i ardhur në principatë shtatë muaj më parë, shkarkohet nga detyra si drejtues i skuadrës franceze, edhe pse kontrata e tij përfundonte më 2022.
Ish-ndihmësi i Luis Enrikes, largohet nga stoli i Monakos për keqkuptime me drejtuesit e klubit. Në të ardhmen, detyrën e tij do ta kryejë Niko Kovaç, ish trajneri i bavarezëve të Bayernit.