Milan i pandalshëm, parakalon Napolin

sportiim2

Milan 8 takime pa humbje. Ecuri fantastike pas rifillimit të Seria A.

Tri sfida dhe një ‘Milan’ madhështor në Seria A sot. Kështu mund të përkufizohen tri përballjet e ditës në vendin fqinj për llogari të javës së 34-t

Nuk ia del Atalanta e surprizave të mëdha ndaj Veronës së Kumbullës pa Kumbullën. Në ‘Bentegodi’ djemtë e Juriç, e panë vetën poshtë një goli nga Zapata, por më pas barazuan me Pesinën për 1-1 final.

Në Kaljari vendasit e Zengës, provuan forcën e Sasulolës, njërit prej ekipeve më në formë në Seria A. Megjithatë Kaljari edhe pse për një pjesë loje me një lojtar më pak, barazoi 1-1.

Super Milan edhe ndaj Bolonjës. Në ‘San Siro’, Pioli me të tijtë, nuk duan t’ia dinë për Ralf Radnick e ‘kompani’. Prej javësh kalojnë nga fitorja në fitore, duke ngjitur shkallë e kërcënuar vendin e 5-të.

Sonte i shënoi 5 gola Bolonjës e pësoi 1. Thjesht simfoni milaneze (golat) me Salemarkes, Çalhanoglu, Benaser, Rebiç e Kalabria. ‘Djalli’ në kuotën e 56 pikëve parakalon Napolin.

Sot seria A, java e 34:

Verona-Atalanta 1-1

Kaljari-Sasuolo 1-1

Milan- Bolonja 5-1

?>