Fiorentina dhe Parma barazojnë në shtesë mbi… shtesë

Leçe beson te mbijetesa në Seria A. Në transfertën e Kaljarit, skuadra puljeze arriti të marrë një pikë, e cila e mban me shpresë se në 6 javët e fundit mund t’ia dalë.

Xhenova mund SPAL 2-0 dhe dhe qëndron një pikë më lart se formacioni leçez. Skuadra e Etrit Berishës, ia ka dhënë fund qëndrimit në Seria A.

Në sfidat e tjera të ditës spikat barazimi ‘in extremis’ i Parmës në ‘Tardini’ me Bolonjën 2-2. Miqtë udhëhiqnin 0-2 deri në minutën e 93-të.

Edhe Verona sfumon mundësinë e tri pikëve në Firence. Kumbulla 12 minuta nga fundi ndjeu dhimbje në dorën e djathtë, duke ia lënë Rrahmanit me shokë ecurinë e ndeshjes. Ishte Rrahmani që humbi një duel me Kutronen në të 96-tën që solli barazimin për Fiorentinën 1-1.

Udineze- Sampdoria përfundoi 1-3 për miqtë dorianë. Të dyja skuadrat kanë nga 35 pikë. Supersfida Napoli-Milan u mbyll 2-2.

Rezultate java e 32:

Kaljari- Leçe 0-0

Fiorentina- Verona 1-1

Udineze- Sampdoria 1-3

Xhenova- SPAL 2-0

Parma-Bolonja 2-2

Napoli-Milan 2-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!