Reali në fushë, Bejl fle gjumë…

Bejl vijon të ‘defrehet’ në Madrid. Pavarësisht se e dinte që kishte shumë të ngjarë që disa kamera të kapnin imazhin e tij.

Lojtari i Uellsit, Garet Bejl vazhdon të flasë me mënyrat e tij. I gjendur jashtë planëve të Zidan,ai luajti me imazhet e ditës gjatë takimit të rëndësishëm që Real Madrid luajti dhe fitoi kundër Alavés (2-0).

Futbollisti nuk ishte aspak i përqendruar te loja e skuadrës. Në botën e tij, Bejl, shtrinte këmbët, lëvizte krahët në mënyrë të çuditëshme dhe vinte maskën mbi sytë. Pavarësisht se e dinte që kishte shumë të ngjarë që disa kamera apo aparatë fotografikë kapnin imazhin e tij.

‘Gol Gol ’zgjodhi atë moment, teksa lojtari i Realit duket se nuk ka ndërmend të dijë se çfar ngjet me skuadrën në fushë.

Situatë e cila duket se thellon shkëputjen e Bejl me entitetin që e paguan. Mesfushori sulmues, e ka humbur rëndësinë derisa të bëhet praktikisht i panevojshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!