Manuel Pelegrini te Betis

Manuel Pelegrini rikthehet në La Liga dhe merr Betis Sevilja. Kileni 66 vjeçar, ishte pa punë pasi në dhjetor u shkarkua nga Uest Hem për ti lënë vendin David Mojes.

Për teknikun që ka provuar të drejtojë në Spanjë, Vijarreal, Malaga dhe Real Madrid, detyrat thebësore priten gjatë edicionit të ri. Betis ka arritur të shpëtojë sezonin por me gjasë nuk ka pjesëmarrje në europë.

Mësohet se ish trajneri i Sitit në Premier, ka arritur të firmosë një kontratë 3 vjeçare me Betis. Pelegrini ka fituar shumë trofe si teknik. Në këtë pozicion të ri në Andaluzi, ai do të zëvendësojë Aleksis Trujilo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!