Gjimnastika angleze në akuzë, nisin hetimet
● BBC ka mbledhur dëshmitë e disa ish-sportistëve, mes tyre Nikolë Pavier: “Vetëm sot, që jam i rritur, mund t’i kuptoj pasojat afatgjata të asaj periudhe, nga çrregullimet e të ngrënit deri te dhimbjet kronike, nga makthet e vazhdueshme që asnjëherë të mos ndihem mirë me veten time “. Ka nisur një hetim i brendshëm nga Federata Angleze e Gjimanstikës
Bota e gjimnastikës britanike nën akuzë. E gjithë struktura e federatës është e destinuar të shembet pas hetimit të BBC mbi gjimnastikën e Mbretërisë së Bashkuar. Abuzimi dhe dhuna, fizike dhe mendore, obsesioni me peshën dhe abuzimi i vazhdueshëm, janë elementet e një “kulture frike”që ka qeverisur me vite këtë sport.
Një hetim që ka detyruar tashmë vetë Federatën e Gjimnastikës Angleze të nisë një hetim të pavarur, për të vërtetuar faktet e raportuara nga shumë ish-sportistë, të gjithë si Nikolë Pavier.
BBC ka shfaqur një dokumentar, në të cilin sportistët pranojnë se kanë qenë viktima të abuzimit dhe ndalimeve të pashmangshme, duke filluar nga ngrënia, abuzimi me ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve, ndonjëherë të detyruara të jetojnë me dhimbje pas lëndimeve.
Ishte një portret i botës së gjimnastikës, mjaft i ngjashëm me atë amerikan, i përshkruar në dokumentarin “Atleti A”, sapo u publikua në Netflix. Ish-gjimnastja britanike Nikolë Pavier ishte ndër të parat që tregoi se si ka mbetur pesha e saj fizike sot, vite pas lënies së gjimnastikës, një plagë në jetën e saj, trashëgimi e viteve sportive…
Pavier, sot 24 vjeç, tregon para kamerave në BBC, se ajo që në moshën 14 vjeç, tre vjet para se të tërhiqej nga garat, ishte bërë një person “plotësisht i zbrazur”, e detyruar të jetonte me “terrorin” e fitimit të peshës.
“Vetëm sot, si e rritur, mund t’i kuptoj pasojat e asaj periudhe, që nga çrregullimet e të ngrënit, deri te dhimbjet kronike, nga makthet e vazhdueshme për të mos u ndjerë kurrë mirë me veten time”, rrëfen gjimnastja britanike.
Ishte kjo një dëshmi që e shtyu presidentin federatës, Jane Allen, të kërkojë një hetim të brendshëm “sepse sjelljet që ne jemi njohur në ditët e fundit, janë plotësisht në kundërshtim me standardet tona të sigurisë, dhe nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë”.