Brazili rinis me 9 gusht…

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) zgjodhi 9 gushtin si datën e rifillimit të kampionatit kombëtar, por autoritetet rajonale, të përballur me urgjencën e koronavirusit (numri i vdekjeve në Brazil, i dyti më i lartë në botë, tejkaloi 65,000 ), thonë jo.

Deri më tani ka nisur vetëm një kampionat shtetëror, në Rio de Zhaniero. Guvernatori i Sao Paulos, Zhoao Doria tha se skuadrat shtetërore nuk do të marrin pjesë në turneun kombëtar derisa të përfundojnë kampionatin e tyre rajonal.

Ky aktivitet sportiv futbollistik i cili është ngrirë që nga mesi i marsit, ka dhe tre raunde për të luajtur për shkak të pandemisë.

Sa i përket vendimit të Federatës Braziliane të Futbollit, për të rifilluar, qeveria e shtetit Sao Paulo nuk u pyet paraprakisht. CBF u përgjigj se 19 nga 20 klubet, kishin votuar për të luajtur dhe se të hënën klubi i San Paolos kishte riafirmuar pozicionin me CBF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!