Zenit kampion, Akhmat nesër ‘finalja’ me Tambov

Me një fitoren 2-4 dje ndaj Krasnodar, Zenit Shën Petersburg në kampionatin Rus u shpall kampion i vendit. Pas vitit 2007, 2010, 2012, 2015 dhe 2019, ky është titulli i gjashtë kombëtar rus i Zenit.

Ekipi kampion, ka tre kupa ruse (1999, 2010, 2016) dhe një Kupë UEFA (2008) si rekordin e tij.

Lokomotiva e Moskës, ndjekësja më e afërt pati barazuar pa gola një ditë më parë 0-0 me Soçin ndërsa suksesi i Zenit dhe diferenca prej 13 pikëve i jep të drejtë formacionit të Sergei Semak, të festojë 4 java para fundit titullin e kampionit.

Ndërkaq skuadra e Odise Roshit dhe Bernard Berishës, pas 26 javëve renditet në zonën play-out. Të shtunën Ahkmat Grozni u mund thellë në shtëpi nga SCKA e Moskës 0-4.

Nesër Ahkmat do të ketë një duel të drejtpërdrejtë me Tambov në betejen për të qëndruar. Edhe këtë radhe skuadra çeçene luan jashtë fushe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!