Laçi vuan në shtëpi, Vllaznia thyen Luftëtarin
Kategoria Superiore java e 32: Laçi- Flamurtari 2-1 (Nuabueze pen 51′, Turkaj 77’/ Hoxha 61′)
Luftëtari- Vllaznia 0-1 (Zhunior 39′)
Me mendjen se kalendari i ofron një skuadër të dorëzuar, Laçi për pak sa nuk e pësoi sot në shtëpi. Për javën e 32-të bardhezinjtë e Armand Cungut, vuajtën shumë për të dalë të fituar ndaj Flamurtarit të Vlorës.
Pjesa e parë merret me qetësi nga vendasit të cilët duket se kujdesën më shumë për të dërguar te goli Nuabuezen se sa të zhbllokojnë shifrat. Në minutën e 22-të Olivera lë me 10 futbollistë Flamurtarin pas atij fauli ndaj Julian Shehut. Gjithësesi kurbinasit e kanë të vështirë edhe për faktin se Moçka i portës vlonjate nis të ndalë topat në adresë të tij.
Me nervozizmin e stafit teknik, ardhur nga mungesa e avantazhit, nisi edhe pjesa e dytë. Presioni i madh i Laçit shpërblehet me një penallti në minutën e 51.Nuabueze merr përsipër nga 11 m dhe thyen ishin-Moçka.
Goli nuk e dekurajon aspak Flamurtarin i cili nis të shohë përpara. Madje në mënyrë të rrufeshme krijon dy mundësi të pastra goli. Pjeshka godet shtyllën në të 59-tën, teksa në të 61-tën Ardit Hoxha vendos heshtjen ndërsa godet nga hyrja e zonës duke mposhtur Stazhillën.
Kurbinasit në panik, nxitojnë dhe në pak minuta i afrohen disa herë golit të dytë. Jo thotë Moçka, ndërsa ndal me radhë të gjitha orvajtjet e bardhezinjëve. Deri në të 77-tën atëherë kur Turkaj dërgon një top me kokë brenda portës mike.
Në ndeshjen e Gjirokastrës, Vllaznia arriti të marrë tri pikë determinante në luftën për tju larguar fundit duke mundur Luftëtarin 0-1. Zhunior me golin e vetëm të ndeshjes në të 39-tën figuroi efikas deri në të në fund të ndeshjes
Kjo ishte fitorja e parë e teknikut Dedja që kur mori Vllazninë pas largimit të Jonuz. Në fund të ndeshjes Dedja pohoi se grupi është cunguar duke faktuar se disa lojtarë brazilianë janë larguar.