Tirana dhe Kukësi në sfidën e… ‘forcës’

Kampionati i 81-të Kombëtar i Futbollit futet në zonë të nxehtë. Me Tiranën drejt titullit, Kukësi, Laçi dhe Teuta, duken favoritë për të dalë në kontinent.

Tirana sot n 17:45 pret Kukësin në betejën e parë për të prekur zyrtarisht trofeun e 25 në histori. Edhe pse verilindorët kanë synuar që në këtë duel të vinin më pranë kryesuesëve me pikë, kjo nuk i pengon ata të tregojnë se janë skuadra për tu mundur. Nga dy mungesa serioze për të dyja ‘rozat’. bardheblutë pa Bathën e Dokën ndërsa kukësi pa Obanor e Shkurtaj.

 Në ‘Adush Muça‘, sfidda mes Bylisit vendas dhe Partizanit merr dimensione interesante pas fitores së djeshme të shkodranëve në gjirokastër.

Efekti ‘domino’ bën që vendasit e Dovedan, të kërkojnë pikë ndaj Partizanit që insiston se mund të kapë europën në një edicion ku Kukësi, Laçi dhe Teuta, duken shumë herë më favoritë për të dalë në kontinent.

Mbrëmja ofron një ndeshje tjetër të fortë në Durrës, aty ku Teuta në stadiumin ‘Niko Dovana’, do presë Skënderbeun e Korçës.

Skuadrat kërkojnë europën. Vendasit kanë bërë progres javët e fundit por dhe korçarët duan të mbërrijnë te podi i europës. Me gjasë, për të shlyer edhe një vit tjetër nga dënimi 10 vjeçar për të mos garuar në ligat europiane.

Ndeshjet sot, java e 32:

17:45 Tirana-Kukësi

17:45 Bylis-Partizani

20:45 Teuta-Skënderbeu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!