Ksavi, akord me Barcelonën

Sipas spanjolles “Mundo Deportivo”, legjenda e katalanasve Ksavi Hernandez ka gjetur akordin me klubin për të pasuar Kike Setien në stolin katalanas.

Në kampin blaugrana të gjithë janë dakord me këtë ndryshim. Të bindur se me Ksavin, do të rikthejnë qetësinë e humbur, që kur stoli iu besua ish- trajnerit 61-vjeçar të Betis.

Ksavi, një ndër ish-fantazistët më të mirë në glob, aktualisht drejton në Katar, Al-Sad. Ai pritet të rikthehet edhe me pëlqimin e të gjithë ish-shokëve të skuadrës, duke nisur që nga Mesi. Në mes, 7 milionë euro në vit kontratë për Ksavin.

E veçanta lidhet edhe me faktin, se për këtë lëvizje është totalisht dakort edhe kandidadi për presidencën e radhës te Barcelona, Font, me të cilin është takuar së fundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!