Synon Barcelonën, Font: Mesi nuk preket

Mesi nuk mund të preket“. Viktor Font, kandidati presidencial i Barcelonës në zgjedhjet e planifikuara për 2021, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Lionel Mesi. As sot, as nesër.

TMW, e pyeti kandidatin e postit presidencial për mundësinë eventuale të largimit të argjentinasit,qershorin e ardhëshëm ( i skadon kontrata) Font tha:

Është e qartë se në projektin që kam në mendje për Barcelonën mbështetem edhe Mesi. Leo ka luajtur vetëm me fanellën tonë në karrierën e tij të gjatë dhe të rëndësishme.Ai është një lojtar i një klubi dhe legjendat nuk ikin, sepse ato janë pjesë e historisë së një klubi përgjithmonë.

Pra unë e gjykoj thelbësore që Mesi jo vetëm të mbyllë këtu aventuren e tij si futbollist, por ai të mbetet protagonist brenda Barçës edhe pasi të ketë varur këpucët në gozhdë’çizmet e tij ”– tha Font.

Ndërkaq duket se dhe vetë Mesi është partizan i ardhjes në krye të blaugranëve i Viktor Font. Me gjasë pleshti do presë zgjedhejt për të marrë një vendim.

Edhe pse kompantitë e basteve e kanë kuotuar te Siti por me koeficentin 4.00 për një afrim surprizë te Juve teksa aludohet se do luajë një sezon me Ronaldon. Ku e merr…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!