Sane përfundon vizitat mjekësore, sot firma…

Ditë intensive për 24 vjeçarin e Bajernit të Mynihut Leroi Sane. Pasi kreu gjysmën e dytë të kontrolleve mjekësore dje, sot i ka dhënë fund kontrolleve të specializuara mjekësore.
Sulmuesi u vizitua me kujdes në kardiologji dhe teste mushkërive, përpara se të kthehej në Qendrën Sportive të Bajern Mynih.
Me sa duket, e zeza mbi të bardhë, në versionin zyrtar me bavarezët do të vijë sot. Sane la Mançester Sitin për t’ju bashkuar gjigandëve bavarezë për 50 milion euro.