Vjen zyrtarizimi, Sane 5 vite në Bavari

Nuk kishte asnjë njoftim zyrtar për firmen mbi kontratë. Tani po. Leroi Sane është një lojtar i ri i Bajern Munih.

Lojtari, sikundër shkruhet në faqen zyrtare të klubit bavarez, ka nënshkruar deri në vitin 2025 dhe do të fillojë të punojë për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm, duke filluar javën e ardhshme.

Rumenige: “Jemi të lumtur që afruam Leroi Sane te Bajerni. Është një lojtar i jashtëzakonshëm, ndërsa ka demostruar cilësitë e tij vitet e fundit“.

Drejtori i bordit Oliver Khan, duke prezantuar Sanen, tha:“Ne të gjithë jemi shumë të lumtur që kemi arritur të fitojmë Leroi për FC Bajern Munih. Cilësitë e tij si lojtar janë të padiskutueshme”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!