Meta dekoron katër ikonat e gazetarisë sportive…

Në ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, ka dekoruar sot në mjediset e presidencës katër ikona të gazetarisë sportive në vënd.

Me urdhërin ‘Kalorës i Urdhërit të Flamurit’ u dekoruan gazetarët Besnik Dizdari dhe Ismet Bellova.

Po me dekoratë të lartë, u vlerësuan edhe gazetarët e njohur Vladimir Grillo e Ahmet Shqarri. Si Grillo ashtu dhe Shqarri merituan titullin ‘Mjeshtër i Madh’.

Në takim i cili u moderua nga gazetari i RTSH Defrim Methasani, morën pjesë edhe personalitete të ndryshme nga fusha e sportit, familjarë e miq./Sporti im.al/.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!